Tragjedi në garat e Formulas, piloti 18-vjeçar humb jetën pas aksidentit në pistë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në botën e garave, më saktë në atë të Formula 3, ku humbi jetën piloti 18-vjeçar Dilano van’t Hoff.

Holandezi humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit Evropian Rajonal Formula 3.

Van ‘t Hoff u përplas me një makinë tjetër, si pasojë e kësaj përplasjeje u ndal në mes të pistët dhe më pas u godit nga një makinë që po vinte pas tij.

18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore dhe më pas me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.