Murseli: z.Kurti duhet të fillojë dialogun me çdo parti politike shqiptare brenda dhe jashtë vendit për një unitet gjithkombëtar
Për situatën në Veri të Republikës së Kosovës
Situata në Kosovë është shqetësuese jo vetëm për ne si shqiptar por për sigurinë e tërë rajonit. Është shumë e kuptimtë që ka dy këndvështrime me të cilat mund të shihet kjo situatë:
– e para është legjislacioni, ose sundimi i Ligjit në tërë teritorrin e Republikës së Kosovës dhe
– e dyta është këndvështrimi politik i çështjes.
Për këndvështrimin e parë, Qeveria e Kosovës ka të drejtë të vendos rend e Ligj mbi tërë territorin e saj sovran. Bashkimi Evropian, më saktë emisarët edhe pse proklamojnë sundim të Ligjit në të gjitha vendet anëtare, kërkojnë nga Republika e Kosovës që në kundërshtim me Ligjin e Kushtetutën e saj të shpall zgjedhje të reja në komunat në Veri të vendit. Ky është një gabim përmbajtësorë i vetë vlerave evropiane, e mund të kthehet në një.precedent të rrezikshëm për të ardhnen. Ky gabim i BE-së mund të shfrytëzohet nga qeveria e Kosovës në baza politike për të.përshpejtuar njohjen e ndërsjellë që do të ishte de-eskalim i përhershëm i situatës.
Për këndvështrimin e dytë, atë politik, duhet ta kuptojmë se vet Republika e Kosovës është një fryt politik, pra një republikë politike. Kosova është ndërtuar si e tillë duke ndjekur një politikë të ngadaltë proces pas procesi dhe duke vendosur kështu bazë të rëndësishme të raporteve sidomos me SHBA-të. Kryeministri aktual Albin Kurti, pikërisht këtu dallon dhe këtu, sipas meje, është dobësia e Kurtit. Ne të gjithë dëshirojmë që sa më shpejtë të zgjidhet çështja e Kosovës, por procesi nëpër të cilën ka kaluar Kosova ka qenë gjithnjë i ngadaltë karshi zhvillimeve të rëndësishme që kërkojnë këto procese. Ideologjia e Kurtit në fakt është e Ukshin Hotit, e tipit “bëje ose vdis”, por në kontekstin aktual të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës kërkohet pjekuri e ngadalësi. Në këtë pikëpamje, pra politike, bien edhe të gjitha përcaktimet juridike. Gjeopolitika shumë shpesh cënon çdo Kushtetutë e Ligj të vendeve, me qëllim të arritjes së paqes dhe de-eskalimit.
Mendoj që për çështjen e Kosovës do të duhet të ketë një pajtueshmëri gjeopolitike, por parësore të ketë pajtueshmëri gjithkombëtare. Kryeministri aktual përpara se të vazhdojë dialogun me Vucic mendoj që duhet të rifillojë dialogon me çdo parti politike shqiptare brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, sepse një Unitet kombëtar, ashtu siç e thoshte edhe Rugova, është i patjetërsueshëm në këto momente. Të gjithë e duam Kosovën, dhe të gjithëve na implikon çështja e saj.