Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Sipas mediave italiane nga 11 të arrestuar, 10 janë shqiptarë. Ata u vunë në pranga pasi merreshin me trafikun e lëndëve narkotike në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.
Në pranga ranë: Klenis Qevani, 38 vjeç, Etmond Qevani, 46 vjeç, Erjon Arkaxhiu, 37 vjeç, Roland Hysollari, 44 vjeç, Sokol Sallaku, 41 vjeç, Elidon Shkalla , 27 vjeç, Geri Skilja, 28 vjeç, shqiptar, Ferdinando Bongiovanni, 61 vjeç, Arjan Ndoka, 48 vjeç, Renato Qevani, 31 vjec, Kleon Mema, 38 vjeç.
Hetuesit thonë se trafiku i drogës u krye nga viti 2020 deri në vitin 2022, periudhë kur u trafikuan rreth 700 kilogramë kokainë dhe hashash e fituan të ardhura rreth 35 milionë euro.
Përveç të arrestuarve, janë të përfshirë edhe 22 të tjerë në organizatën e trafikut të drogës. Nga policia italiane janë sekuestruar pasuri mbi 1 milionë euro.