Një aksident është shënuar në Bulgarec të Korçës. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Drejtuesi është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës.
Gazetari Roland Beqiraj raporton se motori lëvizte nga Korça drejt Pogradecit kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda në trup.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ky është aksidenti i tretë i regjistruar sot në Korçë pasi dy u raportuan më herët gjatë ditës./abcnews.al