Bayern, marrëveshje verbale me Kim Min-jae dhe kontratë deri në vitin 2028!

Një hap larg një kalimi në Munich është Kim Min-jae, i cili ka arritur një marrëveshje verbale me Bayernin për një kontratë pesëvjeçare, e cila zgjat deri në verën e vitit 2028.

Mbrojtësi 26-vjeçar i Napolit ka pranuar ofertën e bavarezëve dhe mbetet vetëm që kampionët e Gjermanisë të paguajnë klauzolën e lirimit, e cila sipas mediave italiane shkon deri në 70 milionë euro.

Koreano-jugori ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025. “Partenopei” e blenë brojtësin verën e kaluar nga Fenerbahce për 18 milionë euro. Këtë sezon ai luajti në 45 ndeshje në të gjitha garat.