Shqipëria U-17 fiton me përmbysje ndaj Maqedonisë së Veriut

Pas barazimit në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, Maqedonia e Veriut U17 ka humbur përballjen e dytë me Shqipërinë shkruan Tetovasot.

Në fakt kombëtarja shqiptare ka arritur këtë fitore me përmbysje në ndërkohë që treneri Dashmir Beari në këtë sfidë ka provuar edhe pjesën tjetër të lojtarëve të grumbulluar .
Për Maqedoninë e Veriut nuk është aktivizuar në ndeshjen e dytë sulmuesi kryesorë Hisar Ali dhe disa lojtarë tjerë standard.

Ndeshja ka mbaruar 3:1 për kombëtaren shqiptare .TS|