A do të sjellë rivaliteti ndërmjet Putinit dhe Prigozhinit luftën qytetare në Rusi?

Skënder MULLIQI

Duket së çdo e drejtë në këtë botë vonon, por në fund edhe triumfon.Invazion ushtarak rus në Ukrainë ka qitë në sipërfaqe egotë e sëmuara në realizimin e idesë utopiste për një Rusi Cariste, apo për bashkimin e të gjitha tokave ku jetojnë rusët.Tjetër.Lufta në Ukrainë shpërfaqi gjithë dobësinë e një superfuqie ushtarake çfarë është konsideruar Rusia.Pushtimi i Ukrainës nga soldateska ushtarake ruse po dështon, dhe ky mos realizim i planeve të diktatorit Putin, edhe I ka shtuar përqarjët e mbredshme në Rusi.Frontin e luftës më ukrainasit liridashës, I kan hapur në njerën anë supermilarderi, psikopati dhe krimineli I Grupit paramilitar rus Ëagner, Jevegeni Prigozhin, e në anën tjetër është shefi i shtetit , po ashtu një kriminel lufte, Vladimir Putin.Sigurisht së për dy të qmendur nuk rezervohen dy vende, por vetëm një.Mos fitorja ndaj Ukrainës, i ka kthyer këta dy në luftë më njeri- tjetrin dhe ka shumë gjasa që Rusia të përfshihet në luftë qytetare.Ky do të ishte fat I madh për botën demokratike edhe pse viktima mund të janë shumë njerëz të pafajshem.Ka shumë skenarë së çka do të ndodhë në Rusi.A do të vazhdon sundimin Putin, apo do të ngjitet në pushtet Prigozhin?Nese mbetet Putin, shumica në Rusi konsiderojnë së ky do ti hanë për luftë të gjithë fëmijët e vet.Kurse në rast që Prigozhin grabitë pushtetin, më ndonjë skenarë të një lufte qytetare siq po flitet, konsiderohet si vazhdim edhe më i keq i gjendjës në Rusi.Rivaliteti për pushtet ndërmjet Putinit dhe Prigozhinit, mund të copëton serish Rusinë.Kështu e ka puna kur bëhët një luftë e pa drejtë për të shtypur popujtë tjerë.Më gjasë sipas rrjedhave të ngjarjeve atje, bota do të shohë dhe përjetojë shkatërrimin përfundimiar të imperjalizmit rusomadh.Edhe një gjë kur jemi këtu.Në Rusi kemi në fron një psikopat si Putin, dhe kemi një paramilitar të grupit Ëagner si Prigozhin, dhe që të dytë kan mundësi të tërheqin këmbëzën e ndonjë arme bërthamore.Nuk duhet eleminuar edhe një skenar të tillë, e që do të shkatërronte së pari vet Rusinë.Së a është ky konfrontim I vërtetë e që ka shumë mundësi të jetë, apo ndonjë truk i tyre, shumë shpejtë do të merret vesh.Ndoshta do të jetë kjo kthesë historike, e si, dhe në çfarë drejtimi do të shkojë trajektorja mbetet të shihet.E gjithë kjo qorbë e cila po zihet në Rusi, natyrisht së I shkon për shtati Zelenskyt dhe popullit ukrainas .Sikur mos të ishte rezitenca kaq e fortë e Ukrainës , duke I thënë jo imperjalizmit rus, bota do të kishte rënë në kohën e Luftës së Ftohtë, apo edhe shumë më keq.Sigurisht së do të ishte gjendja e rëndë që nga Rusia deri të Ballkani.Më rënjën nga pushteti të Vladimir Putinit, do të binin nga pushteti edhe dy mashat e tij në Ballkan, Vuqiq dhe Dodik.Do të binte përfundimisht në ujë ideja e botës serbe në rajon.Do të shpëtonte edhe Mali Zi dhe Bosnja nga ofanziva e politikave ruso serbomëdha . Si Putin e Prigozhin në Rusi e Vuqiq në Serbi, nuk kan çka të humbin, dhe mund të bëhën të rrezikshem për paqën në Evropë dhe në botë.Evropa dhe Amerika duhet të bëjnë të pamundurën që të lirohen nga këta spikopatë në Rusi dhe nga spikopatet e tipit të Millosheviqit dhe të Sheshelit në Ballkan, nese dëshirojnë vertetë që të arrihet paqja dhe prosperiteti në Evropë.Përkrahja që ende po ia bëjnë Vuqiqit më ideologji të mykura serbe , paraqesin rrezik përmanent për një luftë të re , e paqja ndërmjet popujve ballkanikë nese po mendohet dhe veqenarishtë më shqiptarët nuk do të arrihet asnjëherë.