“Mala fama , buena vida 😋” (Fama e keqe, jeta e mirë) ishin fotot e Kejvinës në Instagram mbrëmë
Modelja dhe influencierja e rrjetëve sociale, bukuroshja me forma të kolme është shfaqur në Spanjë kohëve të fundit ku ka bërë edhe një fotosesion.
Sot, ajo është larguar nga vendet bregdetare për t’u shfaqur në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.
Derisa ajo ka shpërndarë disa foto, ajo ka shkruar edhe diçka për famën.
“Fama e keqe, jeta e mirë”, ka shkruar Kejvina në Instagram.
Kujtojmë se Kejvina humbi shumë fansa në fillim të këtij viti pasi e goditi me shpullë konkurrentin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.
Dyshja duket se nuk i kanë punët mirë as jashtë pasi që të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.