Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Zhosep Borell, përsëriti se në rastin e Maqedonisë, çështjet bilaterale nuk do ta përcaktojnë procesin e anëtarësimit në Union.
Ai porositi se në procesin e anëtarësimit duhet të respektohen vlerat evropiane dhe bashkëpunimi rajonal.
“Maqedonia e Veriut po bën përparim të mirë dhe nuk ka asgjë nga pala evropiane që do ta bllokonte anëtarësimin e saj në Union. Gjatë anëtarësimit, parimet dhe standardet evropiane duhet të respektohen rreptësishtë. Për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi i mirë kurse bashkëpunimi rajonal mbetet element thelbësor, gjithashtu edhe stabilizimi, në mënyrë që të mund të zbatohet procesi i anëtarësimit. Por çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë detyruese dhe nuk do të përcaktojnë procesin e anëtarësimit”, deklaroi Zhosep Borrell– përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme.