Familja e Prigozhin mori kërcënime serioze? Teori të reja mbi shkakun e ndërprerjes së rebelimit të Wagner
Grupi Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, filloi një rebelim të armatosur të shtunën, më 24 qershor dhe përfundoi në të njëjtën ditë.
Edhe pse Prigozhin me grupin e tij u nis drejt Moskës, ai ndaloi kolonën rreth 200 kilometra larg kryeqytetit rus. Sipas marrëveshjes me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, lideri i grupit “Wagner” u largua nga Rusia dhe duhet të transferohet në këtë vend.
Megjithatë, duket se marrëveshja nuk ishte arsyeja e vetme që Prigozhin u ndal. Sipas teorisë së shërbimit sekret britanik, familja e Prigozhin mori kërcënime serioze.
Këto kërcënime ndikuan në liderin e grupit të Wagnerit dhe rebelimi u mbyll papritur.
Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të eliminojë liderët e vagneritëve, përfshirë Prigozhinin dhe do të fillojë të asimilojë luftëtarët e këtij grupi në ushtrinë ruse, shkruan britanikja The Telegraph.