Massimiliano Allegri nuk po e mendon largimin nga Juventusi.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se trajneri italian ka refuzuar ofertën e Al-Hilal.
Klubi nga Arabia Saudite i kishte ofruar kontratë 2-vjeçare dhe pagë prej 20 milionë eurosh në vit.
Megjithatë, as kjo ofertë nuk ka bindur Allegrin që të largohet nga “Zonja e Vjetër”.
55-vjeçari thuhet se nuk ka qenë asnjëherë në kontakt me Al-Nassr dhe se i vetmi klub që i bëri ofertë ishte Al-Hilal.
Trajneri italian është i fokusuar vetëm te Juventusi dhe kjo është arsyeja pse ai refuzoi ofertën.
Ndryshe, Massimilano Allegri me klubin nga Torino ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.