UEFA e ka përjashtuar Osasuna nga garat e saj, përkatësisht nga Liga e Konferencës për sezonin 2023/24.
Osasuna kishte siguruar pjesëmarrjen në këtë garë, pasi sezonin 2022/23 e mbylli si e shtata në La Liga.
Vendimi i UEFA-s për përjashtimin e klubit spanjoll lidhet me trukimet e ndeshjeve, në të cilat klubi në fjalë ishtë i përfshirë një dekadë më parë.
Në janar, disa anëtarë të ish-bordit drejtues të klubit të Osasunas u dënuan për veprat “përvetësim, krimit kontabël, falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit sportiv”.
UEFA pastaj nisi hetimet për të përcaktuar nëse klubi ishte i përfshirë.
Osasuna njoftoi këtë të premte se është njoftuar për këtë vendim nga shtëpia e futbollit evropian, por paralajmëroi se do të apelojë vendimin.
Te Osasuna pretendojnë se UEFA këtë vendim e mori në kundërshtim me rregulloren e saj.
Ndryshe, Athletic Bilbao pritet të zëvendësojë Osasunan në Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm.