Fletobligacionet e qytetarëve më efikase se ato komunale, përfitime për qytetarët dhe ekonominë

Fletobligacionet e qytetarëve të propozuara nga Qeveria do të ofrojnë burime shtesë të financimit të qëndrueshëm, duke kontribuar në zhvillimin e tregut të brendshëm. Ndërkohë që fletobligacionet komunale të propozuara nga opozita janë të rrezikshme përsa u përket kapaciteteve institucionale, thonë ekspertët e ekonomisë për Frontline, përcjell PRESSonline.al

Eksperti i ekonomisë, akademiku Abdylmenaf Bexheti, në një prononcim për “Frontline” thotë se me fletobligacionet e qytetarëve, përveç marrjes së burimeve shtesë të financimit të qëndrueshëm, njëkohësisht do të kontribuohet edhe në zhvillimin e tregut të brendshëm.

“Përveç që do të mund të sigurojnë burime shtesë të financimit të qëndrueshëm, ato njëkohësisht do të kontribuojnë në përpunimin dhe zhvillimin e tregut të brendshëm të kapitalit, si dhe përfitimin social në drejtim të edukimit financiar të qytetarëve. Nëse do të jenë edhe të dedikueshme, p.sh. fletobligacione të gjelbra, do të kontribuojnë përveç të lartëpërmendurës, në rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik të qytetarëve, gjë që na duhet më shumë se çdo gjë, thotë Bexheti për “Frontline”, prcjell PRESSonline.al

Ndërsa sa i përket obligacioneve komunale, të cilat i propozon opozita, Bexheti thotë se duhet pasur kujdes në sferën e kapaciteteve institucionale.

“Duhet pasur kujdes si në kapacitetet institucionale ashtu edhe në likuiditetin e tyre fiskal, sepse ligji për financimin e komunave ka kritere strikte për t’u plotësuar, thekson Bexheti.
Për ekspertin e taksave, Pavle Gacov, vetëm një përdorim strikt (projekt) i mjeteve të grumbulluara mund të jetë një motiv i mirë ekonomik për realizimin e këtyre fletobligacioneve. Ndryshe, sipas tij, do të kthehet në një formë standarde të përdorimit të një borxhi për realizimin e agjendave politike.

“Kërkohet një prospekt publik me të gjitha detajet e obligacionit, së bashku me interesin, komisionet, shlyerjen dhe më e rëndësishmja me të gjitha detajet e shpenzimit të synuar të kursimeve të mbledhura. Për momentin nuk është publikuar asnjë prospekt publik, thekson Gacov, përcjell PRESSonline.al

Gjatë muajit të ardhshëm shteti do të emetojë fletobligacionet e para të destinuara për qytetarët. Po bëhen përgatitjet përfundimtare për emetimin e këtij instrumenti financiar, i cili ka dy vite që është në punë. Fletoobligacioni qytetar do të jetë për dy vjet, në vlerë minimale prej 10.000 denarë, ndërsa norma e interesit do të përcaktohet në mënyrë shtesë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave.

Përndryshe, qëllimi i emetimit të flerobligacioneve civile nuk është likuiditeti i Buxhetit. Emetimi i kësaj fletobligacioni, së bashku me fletobligacionet zhvillimore, të gjelbra dhe të projektit, tashmë është parashikuar me Planin e Rritjes së Përshpejtuar, si dhe obligacioni civil është parashikuar edhe në buxhetin e vitit 2023, pra emetimi i tij është pjesë e huamarrjes së planifikuar vjetore në tregun e brendshëm dhe nuk do të rrisë deficitin dhe borxhin publik.