Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po përjeton fazën e saj më të mirë pasi përveç lidhjes me regjizorin Romain Gavras, ajo ka bashkëpunuar me ikonën e modës Donatella Versace për koleksionin e fundit ‘La Vacanza ’.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, këngëtarja 28-vjeçare ka publikuar foto nga një set fotografik i realizuar së fundmi me rroba banje.
Në një kohë mjaft të shkurtër postimet e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
Përveç rrobave të banjos, Dua ka pozuar edhe me çantën “Crystal Repeat Mini Hobo”, një çantë ngjyrë rozë me kristale, e cila është pjesë e koleksionit të saj të ri dhe vlerësohet me një çmim prej 2,100 Euro.
Përveç koleksionit të fundit , Dua ka promovuar këngën e saj “Dance the Night”, kënga e cila do të shërbejë si kolonë zanor për filmin e ardhshëm të Barbie.