Z. Pendarovski dhe Z Xhaferi Rritja e autokracisë e pamundëson funkcionimin dhe zhvillimin normal të demokracisë

Ejup Berisha

Pas dy dekadave përmendje shumë të rrallë dhe shumë sipërfaqsore gjatë dy javëve të fundit riaktualizohet debati për demokracinë në vendin tonë dhe më gjërë nëpër botë. Kështu Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski dhe Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi gjatë aktiviteteve të tyre protokolare e kanë vënë theksin në këtë qështje. I pari Presidenti i shtetit në debatin në kuadër të forumit të Prespës që u mbajt gjatë javës së kaluar në qytetin e Ohrit ka folur në temën “Paqa dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë” dhe i dyti Kryetari i Kuvendit në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Suedi ka folur në temën
“Si mund të ndihmojnë Parlamentet në ruajtjen dhe në përforcimin e demokracisë si dhe në sundimin e së drejtës”. Pra Z.Xhaferi është përqëndruar në rolin demokracisë në forcimin e dialogut parlamentar kështu që sipas tij “Kuptimi i demokracisë është pikërisht në të drejtën e çdo parlamentari të marrë pjesë në debatin dhe dialogun parlamentar”. Z.Xhaferi më tej ka shtuar se përforcimi i kulturës politike është kryesor në zhvillimin e demokracisë. Sa i përket qështjes së demokracisë të dy bartësit e funkcioneve më të larta shtetërore gojën e kishin përplot Demokraci. E çuditërisht këtu në RMV më akush spo flet e as nuk po e bën demokracinë. Politika dhe politikanët qëllimisht i shmangen dhe e anashkalojnë bërjen e saj por pse këtë gjë po e bëjnë pjestarët e shoqërisë civile kjo është jo vetëm e paqartë dhe e pakuptimtë por edhe qështje për tu habitur e për tu brengosur seriozisht. Politikanët e shmangin dhe e anashkalojnë demokracinë qëllimisht sepse me zbatimin e saj këta duhet të kufizohen në veprimet, në aktet dhe në akcionet e tyre ndërsa demokracia pjestarëve të shoqërisë civile u nevoitet për të fituar liri dhe mundësi sa më të madhe e më të gjërë veprimi. Presidenti i zgjedhur në një proces demokratik zgjedhor dhe Kryetari i Kuvendit udhëheqësi i shtëpisë së demokracisë flasin në opinion për nevojën e funkcionimit të demokracisë, por a u intereson këtyre se a ka demokraci dhe sa është funkcionale e njëjta në shtetin dhe në shoqërinë tonë?. Athua vallë a janë të brengosur këta për tendencat për rritjen enorme të kundërshtares më të madhe të demokracisë në vendin tonë autokracisë.Për të pasur sa më shumë demokraci në shtet dhe në shoqëri në to nuk duhet të ketë autokraci sepse kjo seriozisht e pengon rritjen e fenomenit të parë. Ne këtu na duhet rritja e vëllimit të demokracisë por në vend të kësaj kemi tendenca të kundërta. Atëher pse Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit nuk bëjnë përpjekje për zvoglimin e nivelit të sjelljeve dhe veprimeve autokratike të individëve dhe të subjekteve politike në shtetin tonë?. Të dy këta janë të paguar që të angazhohen dhe punojnë për pengimin e fenomeneve negative në shtet, pra të dy këta duhet të jenë garantues të zbatimit të kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë në vendin tonë. E funkcionimi i shtetit mbi të dyja këto parime duhet ti zvoglojë tendencat për sjellje dhe veprime negative në RMV. Më tej të dy si Presidenti i Republikës por dhe Kryetari i Kuvendit kanë për detyrë dhe obligim që të reagojnë kur shohin dhe kur të vërejnë se ka tendenca për pengimin e zbatimit të demokracisë në vendin tonë e jo vetëm të flasin me tone kritike për këtë fenomenin e dytë tejet shqetësues në rritje për autokracinë.Në fakt ky është fenomen në rritje jo vetëm te ne por edhe në shtetet e rajonit dhe të botës në përgjithsi. Por dikush duhet të reagojë dhe të vepron realisht në praktikë për pengimin e saj. Kryetari i Kuvendit kontributin e vet për zvoglimin e autokracisë dhe për rritjen e demokracisë mund ta jep duke mos futur në rend dite të punës së Kuvendit miratimin e ligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore që i mundësojnë dhe tolerojnë sjelljet dhe veprimet autokratike të individëve dhe të subjekteve të ndryshme në shtet. Më tej duke futur në rend dite zgjedhjen nëpër otganizata dhe institucione shtetërore dhe publike të individëve dhe subjekteve me bindje demokratike të cilët kanë gatishmëri për ta mundësuar funkcionimin real dhe normal të demokracisë. Ky si kryedeputet bashk me 119 kolegët e tij mund të insistojë që Kuvendi ta kufizojë dhe ta zvoglojë forcën politike të Qeverisë dhe të organeve dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe publike përmes ushtrimit të funkcionit të kontrollit kushtetues e juridik kuvendor ndaj punëve dhe aktiviteteve të tyre.Presidenti nga ana e tij mund të pengon hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjeve dhe të akteve tjera nënligjore që stimulojnë veprime dhe sjellje autokratike, ky këtë mund ta bën përmes mosdekretimit të tyre. Kështuqë propozuesit e ligjeve kanë gjasa që ti përmirsojnë dhe ti ndryshojnë zgjidhjet e ofruara në ligjore që i miraton Kuvendi. Presidenti duke propozuar dy antarë të gjykatës kushtetuese i njëjti atyre duhet tu sygjerojë që kur ka nisma konkrete për shqyrtimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të ndryshme juridike në Gjykatën Kushtetuese që këta të angazhohen në shfuqizimin e ligjeve dhe të akteve nënligjore të cilat lejojnë vetvullnet dhe shmangije të përgjegjsisë nga ana e bartësve të funkcioneve shtetërore dhe publike. Në fakt në bazë të pozicionit dhe funkcioneve të tija kushtetuese Presidenti i Republikës më shpesh duhet të apelojë dhe të sygjerojë që të shmangen tendencat autokratike dhe të rriten tendencat dhe përpjekjet për rritjen e vëllimit të demokracisë në shtet dhe në shoqëri. Demokracia nuk duhet vetëm të përmendet por asaj duhet krijuar kushte të volitshme për funkcionim normal e stabil të saj.