Kristjan Asllani ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares në sfidën e sotme përballë Ishujve Faroe. Dhe vulën ia vuri një super gol që kaloi Shqipërinë në avantazh.
“Shpresoja që ai topi të vinte se e pashë linjën e tyre shumë mbrapa. Nedimi ma dha topin dhe e kisha ndarë që ta gjuaja në portë”, tha ai.
Pranon se grupi është i vështirë, ndërsa thotë se jep zemrën në fushë. Për paraqitjet e pakta me Interin tregohet me këmbë në tokë dhe thotë se po mëson nga lojtarët që ka para vetes atje.
“Grupi është i vështirë. Sot e kemi parë. Moldavia ka fituar me Poloninë. Asnjë ndeshje nuk është e thjesht. Për Champions çfarë them, gjynah që nuk e fituam, finalen por besoj që do të kemi një shans tjetër.
Unë jap zemrën në fushë. Sot kisha shumë dëshirë me luajtur. Edhe tek Interi kam dëshirë të luaj, por shoh lojtarët që kam përpara dhe po mësoj shumë nga ata. Jam i lumtur për këtë vit sepse është normale kam luajtur pak, por kam mësuar shumë gjëra. Sot falenderoj trajnerin që më dha shansin të luaja nga minuta e parë dhe besoj e kam shfrytëzuar këtë rast jo vetëm për golin”, tha Asllani.