Largimi i Giresse, thuajse punë e kryer

Kombëtarja e Kosovës në futboll në rënie të lirë. Pas tri barazimeve dëshpëruese, “Dardanët” tani ka shënuar edhe humbjen zhgënjyese, duke pësuar nga një ekip si Bjellorusia me rezultatin 2:1.

Me këtë rezultat, lëre që shuhen gjasat për kualifikim historik në Evropian, që ishte prioritet i deklaruar nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe kombëtarja, por tani Kosova ka rënë në pozitën e parafundit në grup me vetëm tri pikë.

E sipas të gjitha gjasave, veprimi i radhës do të jetë shkarkimi i trajnerit Alain Giresse.
Kosova nën drejtimin e tij po tregon paraqitje të dobëta dhe brenda pak ditëve mund të vijë shkarkimi i tij nga pozita e trajnerit.

Ndeshjet e radhës, Kosova i zhvillon në muajin shtator, e që do të jenë sa për sy e faqe.