Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bëjnë kujdes për ata që janë duke udhëtar drejt Kosovës nëpër territorin e Serbisë, pasi që në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare është bllokuar qarkullimi për shkak të bllokadës nga serbët.
MPJ sqaron aktualisht nuk është i mundur qarkullimi me autobusë dhe kamionë, e as nuk është i sigurt kalimi me
Njoftimi i plotë:
📢INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS
⛔️ Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.
🚗Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
🚗Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë.
📰Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.