Ky është personi që goditi me telefon në kokë Bebe Rexhën (FOTO)

Këngëtarja Bebe Rexha në koncertin e saj të fundit në New York u godit me një telefon në kokë.

Ylli i Popit po bënte shqiponjën kur u sulmua nga një fans, më pas ajo u dërgua menjëherë në spital, ku iu nevojitën tre të qepura në kokë.

Autoritetet kanë konfirmuan se agresori është Nicolas Malvagna, 27 vjeç, nga New Jersey, është arrestuar dhe akuzuar për sulm. Fansat njoftuan sigurinë menjëherë pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin.