U godit me celular në fytyrë gjatë koncertit, reagon Bebe Rexha (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbajtur një koncert të dielën në Nju-Jork, ku dhe i ka ndodhur një incident i rëndë.

Teksa performonte në skenën e tejmbushur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Pas këtij incidenti, Bebe ka reaguar ditën e sotme duke ndarë disa foto të lëndimeve që ka marrë në fytyrë.
“Jam mirë”, shkruan ajo krahas fotove.

Siç shihet në një video, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj.

Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.