Ndahen në barazim Vëllazërimi i Sllatinës dhe Rufeja 93

Janë ndarë më barazim 2:2 skuadra e Vëllazërimit nga Sllatina dhe Rufeja 93 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në mbrëmje në stadiumin e Komunës së Tearcës informon Tetovasot.

Fillimi i ndeshjes i takoi Vëllazërimit që humbi tre raste të pastërta shënimi ndërsa më pas u ndëshkuan me dy gola.Më pas sërish ndeshja u kthye në favor të vendasve që barazuan dhe patën shumë raste tjera shënimi sidomos në pjesën e dytë ku shpërfaqën një lojë superiore.

Ajo së vlen të theksohet në këtë përballje është numri rekord shikuesish .
Skuadra e Vëllazërimit do të zhvillojë edhe ndeshje tjera kontrolluese në ndërkohë që vazhdojnë stërvitjet intensive për t’u përgatitur në kampionatin që vijon 2023-24.Ts