Skënder MULLIQI
Nuk është pritur presion kaq i madh ndaj Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti nga Brukseli dhe Amerika.Për të gjitha ngjarjët e fundit në veri, po bëhët fajtore pala e jonë, e jo Serbia e Vuqiqit e cila dihet së qfarë qëllimi ka.Ka qëllim ndarjën e Kosovës.Komunikimet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës kanë qenë të shkëlqyshme .Kurse tash administratat e Brukselit dhe të Amerikës, po e izolojnë gjithnjë e më shumë Kosovën duke I caktuar edhe masa ndëshkuese për mos bashkëpunim .Sikur të drejtat kushtetuese të një shteti dallojnë nga rregullat ndërkombëtare të përcaktimit.Kurti në anën tjetër më vendosmëri po mbron ligjshëmrinë dhe kushtetutshmerinëe vendit.Kjo gjë sikur I ka frustruar diplomatët perëndimor, së ndoshta për herë të parë, po ndeshen në praktikat e tilla në marrdhënjët ndërkombetare midis shteteve, në këtë rast Kosovës.Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti po ndëshkohet për mos ndëgjueshmeri, e jo që nuk ka të drejtë.U folë shumë për masa ndaj tij të izolimit nga ndërkombtaret dhe të masave ndaj Kosovës, që disa kan nisur të zbatohen nga BE-ja dhe Amerika.Kjo është padrejtësi e madhe pa marr paraysh qëndrimin politik të Kurtit, kur dihet së sponsor të lirisë dhe pavarësisë të Kosovës janë edhe ata vet.Ta ndëshkosh më masa shumë të rrepta mendojë unë Kosovën e vogël jo shumë gjatë e dalë nga flakët e gjenocidit serbomadh, kjo I ka habitur shumicën.Ky ndryshim gadi radikal ndaj Kosovës, po shihet së kemi të bëjmë kryekëput më interesa ekonomike dhe gjeostrategjike të BE-së dhe Amerikës.Këtë qasje jo shumë konstruktive të tyre , janë duke e bërë së kështu ka kërkuar magnati i majtë, Xhorgj Soros, I cili flitet së ka lidhje më zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.Pasuria miliardeshe e Trepçës, po bënë që po bëhën edhe të gjitha këto marifete politike të instrumentalizuara për të shkaktuar dhunë të grupeve të caktuara kriminale serbe dhe ruse në veri.Për të ardhur të qëllimi sigurisht së nuk po zgjedhen mjetet dhe as metodat e veprimit.Këto metoda të dhunshme në veri, i tejkalojnë çdo rregull demokratike të lojës.Duke I përjashtuar organet tona si legjitime në veri, arritja e qëllimit final është, që së pari të implementohet “Zajednica” sipas marrveshjve të Brukselit, dhe pastaj hapi tjetër është shkëputja e qdo lidhje më Prishtinës zyrtare.Serbët në Kosovë edhe kan paralajmëruar që të formojnë asociacionin në mënyrë të pavarur.Është në plan të hartuar sigurisht në Beograd dhe njerëzitë e Vuqiqit, që të formohen organët përkatëse më presidentin në krye.Flitet së për president është propozuar Dragisha Miloviq ish kryetari i Zveqanit.Mediat serbe transmetojnë së deri të një vendim I tillë, ka ardhur pas ngjarjëve , gjoja ku po rrahen dhe maltretohen serbet në Kosovës.Kjo sigurisht tregon për skenarin serb të ndarjës së Kosovës, të cilët gjë nuk duhet lejuar.Nese lejohet pushteti i tretë, ngadalë do të vjen deri të asgjësimi i sovranitetit dhe të integritetit të vendit tonë.Faktori ndërkombëtar si duket po deshirojnë , barem nga ajo qka po shohim dhe po ndegjojmë , të faktorizojnë Serbinë fashiste në rajon , siq edhe kan bërë në të kaluarën.Problemi nuk është të Qeveria e Kosovës , por problemi është të Vuqiqi, I cili nuk po deshiron të pranon në tërsi planin franco- gjerman sipas marrveshjeve gojore të Brukselit dhe të Ohrit.Kryemnistri Albin Kurti po e thotë së është jashtë kushtetuese të kemi organizim territorial mbi principet etnike.Dhe, shtrohet pyetja, së si bashkësia ndërkombëtare po kërkon të implementohet diqka që është jo ligjore dhe jo kushtetuese?Këta po dërgojnë porosi jo të mira jo vetem për Kosovën, por edhe për mbarë rajonin.Implementimi I asociacioneve nje etnike mendojë unë do të nxitë zingjirin e reagimeve gadi në të gjitha shtet e rajonit.E formimi i këtyre asociacioneve më kompetenca ekzekutive , do të thotë përballje më një luftë e cila , do ti tejkalonte përmasat rajonale.Kjo do të ishte “ biber në mish’siq thotë një fjalë e popullit, për Rusinë dhe Serbinë, të cilat po dëshirojnë të hapin një tjetër front të luftës në Ballkanin Perëndimor.Burokratet e Evropës është shumë e quditshme së kur do ta kuptojnë këtë, apo edhe nuk po dëshirojnë ta kuptojnë…?!