Shqipëria ka arritur të gjejë fitoren në këto kualifikuese të Europianit, “Gjermani 2024” duke mundur Moldavinë 2-0 në sfidën e luajtur në “Air Albania”. Një ndeshje me ritëm, me lojtarët kuqezi që nuk e kishin dhe aq të lehtë përballë një kundërshtari të vendosur mirë në fushën e lojës dhe që u mbrojt me forca të shumta, por në fund arritën të gjejnë suksesin falë finalizimeve të Jasir Asanit nga Shkupi dhe Nedim Bajramit nga Tetova, të cilët shënuan dy golat që i siguruan fitoren Shqipërisë. Pas lojës ka reaguar në rrjetet sociale Jasir Asani, i cili ka shkruar:
“Gjithmonë në shërbim të Kombit Përjetë me ty Shqipëri