Arabët nuk ndalen, gati 50 milionë euro për “bomberin” spanjoll

Pas një karriere të pasur me ekipe si Real Madrid, Chelsea, Juventus e Atletico Madrid, “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata tashmë duket të jetë afër kalimit te “gjigandët” arabë të futbollit, të cilët si rrallë herë më parë këtë merkato vere kanë hapur “thasët” për të afruar në kampionatin e tyre lojtarë me eksperiencë të madhe në Evropë.

Sipasr raportimet më të fundit nga mediat spanjolle, skuadra arabe e Al-Tawoon i ka ofruar “bomberi” plot 50 milionë euro sezon.