Një video erotike e filmuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici u bë publike, duke ‘pushtuar’ në pak minuta rrjetin.
Ky i fundit shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në Bashki.
Pas publikimit të videos ai dha dorëheqjen. Po ashtu, Qeveria njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kishte regjistruar ndërkohë një procedim penal ndaj Gjicit.
Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.
Kush është Gjici?
Safet Gjici është i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ka përfunduar arsimin tetëvjeçar dhe atë të mesëm në vendlindje në Kukës.
Studimet e larta, në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”. Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në fushën e biznesit.
Ai zotëron aksione në disa kompani si “ EuroGjici Security”, “Kevin Construksion” dhe “Futboll Klub Kukës”.