Futbolli nuk ndalet dhe bashkë me të shfaqen edhe talentët që do t’a vazhdojnë këtë sport masiv ose më saktë më të popullarizuarin në botë shkruan Tetovasot.
Edhe në Maqedoninë e Veriut ,më saktë në Tetovë këta talentë që dalin nga akademi të ndryshme nuk mund të mungojnë.
Veçanërisht janë dy klube ato që mbajnë primatin në këtë drejtim Shkëndija dhe Renova ,akademitë e të cilëve po bëjnë një punë të shkëlqyer për ngritjen e cilësisë së futbollit por edhe punën e madhe me talentët që janë të shumtë kohëve të fundit që kanë arritur të bëhen pjesë jo vetëm e elitës së futbollit në vend por edhe jashtë.
I tillë është edhe talenti Tetovar Subi Mustafa i cili shkëlqeu tek akademia e klubit Renova.Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë zgjuar interes jo vetëm nga klubet vendase por edhe ato nga jashtë .
Ai është rritur dhe zhvilluar tek ky klub që ka nxjerrë shumë talentë nga puna profesionale që po bëjnë trenerët e akademisë së klubit.
Subi Mustafa është një prej tyre.Ai është një mesfushor që ka teknikë të përsosur ,posedim të mirë me topin dhe të gjitha karakteristikat e një futbollisti me të ardhme të ndritshme në këtë sport.Ai e lexon shumë mirë lojën dhe është një lojtarë që luan për skuadrën.Interesi i shumë klubeve për të e dëshmon këtë.Futbolli është një punë e vazhdueshme dhe ky vullnet dhe pasion nuk i mungon këtij talenti .
Bisedohet një lojtar që kaloi të gjitha kategoritë e grup moshave në Renova por edhe si kapiten i ekipit që u shpallën kampion në kategorinë U-19 të Maqedonisë për sezonin 2022/23.
Subi Mustafa luan në pozitën mesfushor dhe për më shumë detaje nga ndeshjet e tij mund të shikoni përmbledhjen e një video apo Highlights se për çfarë lojtari bëhet fjalë.
Subi Mustafa tani më është lojtarë i lirë pasi që e dimë se KF Renova nuk garon në ligën e parë të Maqedonisë dhe mund të angazhohet nga ndonji klub tjetër në vend apo jashta vendit duke i ditur kualitetet e tij që posedon Subi Mustafa.Tetovasot