Ish-banori i “BBV” Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Ndryshe” të “Top Albania Radio”, iështë përgigjur një sërë pyetjesh pikante lidhur me jetën e tij, si dhe eksperincën në BBV.
I pyetur nga Salsano ‘kush ishte femra më seksi në Big Brother Vip”, Bjordi tha se femra më tërheqëse ishte aktorja e njohur Olta Gixhari.
“Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.
Ndërsa nuk la pa përmendur as Valbona Selimllari, për të cilën tha se ajo është vajza më e bukur e showbizit shqiptar.
“Ka shumë, por ajo që më pëlqen mua është Valbona Selimllari.”– tha ish-banori.
Ndonëse kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se ai është në një lidhje me Anna Likën, duke qeshur Bjordi tha se nuk e din akoma a ka të dashur apo jo.
“Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”, tha ai duke qeshur.