Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angılı

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Angılı diskutuan në takim “marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok”.

Kryeministri Kurti, sipas njoftimit, i shprehu ambasadorit Angılı falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve turq në KFOR, duke cilësuar se “kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”.

Aktualisht një pjesë e kontigjentit turk të KFOR-it janë vendosur në Zubin Potok, në lokacionin afër komunës, me tanke dhe me automjete, ku ushtarët turq të KFOR-it po kujdesen për sigurinë në këtë pjesë.

Ditë më parë, në një konferencë për media, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, kolonel Andrea Gallieni, paralajmëroi se me mbërritjen e 500 ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it, me shumë gjasë ata do të vendosen në veri të vendit për shkak të nevojës për të ruajtur paqen në këtë pjesë të Kosovës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo