KOSOVË- Të enjten në mëngjes do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.
Policia e Kosovës tha se forcat serbe kryen një “rrëmbim klasik” ndaj pjesëtarëve të Policisë, në Leposaviç, në një zonë ku kryhet kontrabandë nga ana e Serbisë.
Mbledhjet e Këshillit zhvillohen nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Detyrë e këtij Këshilli është rekomandimi i politikave dhe i strategjive për sigurinë. Mbledhja parashikohej të fillonte në orën 07:00.