Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, Berisha: Akt terrorist i urdhëruar nga “Putini i vogël”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës ditën e sotme në Veri.

Në një reagim në Facebook, Berisha e ka cilësuar një akt terrorist të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilin e quan “Putini i Vogël”.

STATUSI:

Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.
Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo