Skënder MULLIQI
Nuk e di së a është kuptuar nga bota demokratike, së Vuqiqi dialogun e ka shëndrruar në instrument të politikave dyftyrëshe dhe instrument për konsum të mbrendshem politik.Presidenti serb, më manovrat e tija politike jo vëtem që nuk e ka bërë asnjë hap para në procese, por ka bërë kthim retrograd në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.Shtetet perëndimore sikur po hezitojnë të marrin masa ndaj tij për gjitha osptrukcione politike që po bënë, dhe krizen më luftë që po e shkakton më bandat serbe, të cilat përditë po e destabilizojnë veriun e Kosovës.Sikur faktori ndërkombëtar “nuk po kan çka më i ba gomarit e po e mëshojnë samarit” ,siq thotë një fjalë e popullit.Po i mëshojnë më sa po mundën Kosovës të cilën e ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë e saj.Po e tolerojnë brutalitetin e bandave serbe të cilat banda i rrahen bukur shumë edhe ata vet-KFOR.Kjo sikur fletë për ndonjë lloj frike të tyre pse prapa politikës shoveniste serbe , qendron Rusia e Putinit!Apo më mirë të themi së po fshihen planet e tyre që duhet të ndodhin gjera të pa mira ne veri për të ndarë Kosovën, së bëhët fjalë për resurse të mëdha nëntokësore në këtë pjeesë të vendit.Zaten edhe të gjitha luftërat bëhën pikërisht për këtë qëllim.Si të kuptohet kjo ndryshe kur dihet së Vuqiqi nuk po I zbaton marrveshjet si atë të Brukselit dhe të Ohrit.Pika e fundit e marrveshjës së Ohrit, I jep të drejtë bashkësisë ndërkombëtare që të marr masa dhe dënime të caktuara ndaj palës që nuk i zbaton marrveshjet.Pala e Kosovës e ka pranuar marrvshjen e Ohrit në tërsi, dhe ka kërkuar nga Vuqiqi të vënë nënshkrimin, gjë të cilën ai ka refuzuar.Vuqiqi e ka pranuar parcialisht planin franco-gjerman për normalizim të marrdhënjeve , vëtem atë pjesë ku i duhet Serbisë.E ka hudhur poshtë pikën katër nese nuk gabojë të planit , që në një formë apo tjetër është pranim i pavarësisë të Kosovës.Nuk ka pranuar gjithashtu që Kosova mos të pengohet në inkuadrimin e strukturave të BE-së dhe në OKB.I përmenda gjitha këto për të cilat tashmë I ka të ditura opinioni I gjerë public, për faktin së BE-ja, nuk po merre masa ndaj Serbisë, e ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës gjoja për mos bashkëpunim të duhur më faktorin ndërkombëtarë lidhur më zhvillimet e fundit në veri .E dihet mirëfillli së kryeministri Kurti vetem po mbron ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë e vendit.Incidente më përmasa tragjike janë duke i shkatuar strukturat kriminale serbe me shërbimet e tyre sekrete dhe grupin criminal rus,Wagner, e dihet së prapa të gjithë këtyre poshtërësive të ndyera qëndrojnë Putin dhe Vuqiq, në planet e tyre djallëzore për realizmin të ideve për botën ruse dhe për botën serbe.Është për studim fakti së si një pjesë e opozitës dhe kryeministri Rama, nuk po e përkrahin Kosovën në këto momente historike, kur dihet së seriozisht po rrezikohet jo vëtem Kosova nga hegjemonit serbo –ruse por po rrëzikohën në përgjithësi interesat e shqiptarëve në Ballkan.Rama harton draft statut pa ja ba Zoti borgj për minoritetin serb në veri , i cili ka të drejta më shumë së çdo minoritet tjetër në botë.E nuk po interesohet për shqiptarët në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi.Ai siq e tha më të drejtë edhe kryeminintsri i Kosovës ,Albin Kurti para mediave , më mirë është që të harton draft statut për ndonjë asociacion për shqiptarët në Luginë, së sa po interesohet për Asociacion të serbëve ne Kosovë.Tjetër.Rama e ndali takimin e dy qeverive shqiptare që ishte planifikuar të mbahet në Gjakovë.Duket së edhe këtë punë e bëri për mos ti prishë marrdhënjët vëllazërore ideologjike më serbin Vuqiq.Nese vazhdojmë më këtë mos unitet jemi duke u rrezikuar seriozisht si shtete dhe si komb, së ekziston droja e madhe, së mos po na përseritën padrejtësitë e mëdha historike nga Fuqitë e Mëdha të Kohës! Sikur më shumë po dëshirohet një Serbi e Madhe e fortë në Ballkan, së sa një Shqipëri e Madhe – Natyrale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Filipçe: Çmimet rriten, ndërsa Qeveria me shporta të rreme tenton të gënjejë qytetarët
- Kosovë/ Autobusi doli nga rruga, 22 udhëtarë kërkojnë ndihmë mjekësore
- Deri 25 vjeç, të gjatë mbi 175 cm, të mos jenë anëtar partie, disa nga kushtet e konkursit për policë
- Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë referimin e Thaçit lidhur me shkeljen e të drejtave themelore
- Viti 2024 – ka lënë gjurmë në jetën studentore
- Aziri: Fjalimi i Siljanovska Davkovës ishte më shumë teorik se sa pragmatik
- Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kur mund të kalojë ligji
- Spasovski: Fjalimi i Siljanovska Davkovës nuk ofroi vizion për të ardhmen e shtetit
- Vuçiç zgjat pushimet dimërore të shkollave, kërkon të pengojë protestat në Beograd
- Sonte Lëvizja Demokratike me sukses formoi Komisionin zgjedhor komunal në Komunën e Sarajit