Për 14 qershor në Gjakovë ishte planifikuar një takim në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Por në një moment, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se pasi ka komunikuar me Josep Borrellin, shefin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, e ka njoftuar Kurtin se varianti i takimit të gjerë nuk është i mundur.
Në këtë mënyrë, Rama i është referuar situatës në Veriun e Kosovës.
Ai ka kërkuar nga Kurti që të mbahet një takim i variantit të ngushtë, ku pos kryeministrave do të merrshin pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes.
Megjithatë, këtë variant, kryeministri Kurti e ka refuzuar.
E zyra e kryeministrit ka reaguar më pas duke thënë se gjithçka ishte përgatitur.
Kështu, përmes disa fotograve të cilat gazeta i ka siguruar shihet vendi ku ishte planifikuar të mbahej takimi në mes dy qeverive shqiptare.