Policia në Fushë Kosovë arreston dy persona të dyshuar për fajde

Drejtoria e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar, ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për “fajde” dhe “detyrim, sekuestrohen armë dhe para.

Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”.

Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:
• Katër mijë (4000) euro

• Tri (3) revole

• Një (1) armë e gjatë

• Katër (4) karikatorë

• Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë

• Një (1) automjet

• Tre (3) telefona mobil

• Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.

Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë.

Policia në Fushë Kosovë arreston dy persona të dyshuar për fajde