“Të kam lënë dhe ty…”, Kiara dhe Luiz trazojnë sërish rrjetin
Fituesi i BBV Luiz Ejlli prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon disa koncerte muzikore.
Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, këngëtari ka pozuar pranë një makine ku shkruan “Fast and Furious”.
Në këtë postim nuk ka munguar komenti i partneres së tij Kiara Titos, e cila në formë batute i ka shkruar atij që ka harruar patentën në shtëpi.
“O lumadh patentën e ke lënë në shtëpi”– shkruan Kiara në koment.
Ashtu siç ka luajtur në BBV, këngëtari i ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie.
“Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”– shkruan Luizi.
Megjithëse në formë batute, kjo përgjigje e fituesit të BBV ka ngjallur mjaft kuriozitet tek komentuesit, të cilët kanë “shpërthyer” në pyetje rreth lidhjes së tyre.