Situata në Mitrovicë të Veriut u tensionua gjatë ditës së sotme pas arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, njërit prej organizatorëve të sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan.
Pas këtij arrestimi, qytetarë serbë u grumbulluan pranë Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut, ndërsa policia e Kosovës e bllokoi rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve, transmeton Klankosova.tv.
Protestuesit nga atje shprehën pakënaqësinë e tyre për Listën Serbe dhe brohoritën kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Kossev.
Në mesin e thirrjeve që u dëgjuan ishte “tradhti” por pati edhe ofendime tjera ndaj shefit të shtetit serb, transmeton Klankosova.tv.
I arrestuari Milun Milenkoviq i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili e bëri të ditur lajmin për arrestim njoftoi se gjatë arrestimit të Milenkoviq janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë.
Fotografia e përdorur në lajm është marrë nga Kossev.