Manipulimi i radhës
Kush e caktoi çmimin e kurbanit të sivjemë? Cili komision! Cili organ e miratoi këtë
çmim? A pati tender për thertoret? A pati tender për frigoriferët për maganizimin e
mishit? Tender për shitjen e lëkurave të kurbanëve, apo, sivjet ky kontribut i myslimanëve
të vendit do të refuzohet? Me ligjet e vendit, gjithçka që shkon mbi vlerën prej 5000 eurove
i nënshtrohet procedurës së tenderimit, nuk guxon të ketë marrëveshje në katër sy
Nga Jasir Jashari
Në facebook-un e të ashtuquajturit reis, Shaqir Fetait, na është postuar një reklamë e BFI-së që
ka të bëjë me kurbanët e sivjemë. Mbi trupin e lopës (pra, jo të deles-dashit) na është vendosur
çmimi prej 160 euro, me qëllim që të krijohet një përshtypje e gabueshme se kaq kushton “ky
kurban”! Manipulim i radhës!
Askush në BFI nuk di të na thotë se si u arrit deri te ky çmim! Askush nuk di të na thotë as
përgjigjen tjetër që ka të bëjë rrreth donimit të kurbanit! Në fakt, a do të ketë sivjet fare dhurim të
kurbanit, sepse, pllakati zyrtar na thotë: “Pagesa bëhet në:… dhe numërohen vendet se ku mund
të bëhet pagesa! Po ata që dëshirojë të dhurojnë kurban të gjallë! Do të refuzohen? Nuk ka pikë
grumbullimit të gjësë së gjallë që do të dhurohet për kurban?! Do me thënë që, sivjet BFI-ja merr
vetëm pagesa për kurbanë dhe jo edhe kurban të gjallë!
Manipulimi i radhës, më flagranti, është ai që thekson: “Dhuro Kurbanin tënd për Medresenë”!
Për cilën Medrese? Për atë që sivjet i pati 20 maturantë dhe 18 profesorë? Megjithatë, kërkesa
është “korrekte”, sepse, kërkohet për Medrese e jo për medresantët, sepse, me Medrese
përfshihen edhe profesorët, edhe edukatorët, edhe personeli teknik i Medresesë, edhe rojtarët,
edhe guzhinjerët dhe, marur në përgjithësi, ky staf është dyfish më i madh se i nxënësve, të cilët,
vit për vit janë në numër më të vogël!
Por, shtrohet pyetja se cila është ajo sasi e mishit e cila do të ishte e mjaftueshme për një vit për
Medresenë. Sa ton mish duhet që brenda një viti të ushqehen mirë nxënësit si dhe ky staf që
dyfish tejkalon numrin e nxënësve, të cilët, fundja, e paguajnë ushqimin e vet përmes
participimit për t’u regjistruar në Medrese!
Nga sasia e përgjithshme e mishit të kurbanit që mblidhet çdo vit, nuk shkon më shumë se një e
treta për nevojat e Medresesë, sepse mjafton kjo sasi! Pjesa tjetër, thuhet se shpërndahet ndër të
varfërit, fukarenjtë, të ngratët dhe ata që janë në nevojë, ne vendin tonë!
Prandaj, nuk është mirë që BFI-ja edhe më tej të manipulojë dhe, në emër të Medresesë të tubojë
kotribute të cilat në sasi shumë të vogla përfundojnë për nevojat e kësaj vatre mësimore fetare.
BFI-ja duhet të kërkojë, të propagojë dhe të sensibilzojë opinionin mysliman të vendit që të
dhurojnë kurbanë për ta zhvilluar humanitetit institucional në vendin tonë, që në mënyrë
institucionale të shpërndahet kurbani atje ku e do nevoja. Institucioni më i lartë fetar islam të vë
dorë në çdo sofër të myslimanit skamnorë të vendit.
Po pse të bëhet pagesa e kurbanëve nëpër organet e caktuara të BFI-së dhe jo të dhurohet kurbani
si gjë e gjallë? Sepse, shpenzimet do të jenë më të mëdha dhe fitimi do të jetë më i vogël. Pra,
nuk bëhet fjalë që të sigurohet mishi për Medresenë, porse të fitohet sa më shumë nga kurbani!
Nuk ka pagesë për therrje, për rjepje, për magazina-frigoriferë, për ushqyerje deri sa të theren.
Edhe diçka, po flitet se sivjet, pagesa për kurbanë do të jetë i madh! Mbi 2000 kurbanë të
haxhilerëve mund të paguhen që të therren nëpër vise myslimane të Afrikës ku fukarallëku është
i tmerrshëm. BFI-ja me këta kurbanë edhe do të bëjë sevap me fukarenjtë, edhe “do ta çojë në
vend” amanetin po edhe do të fitojë rrastë, sepse, nëpër viset afrikane kurbani nuk kushton më
shumë se 80 euro! Pra, BFI-ja ka llogaritur qe vetem nga kurbanet e haxhilereve t’ua rëndojë
xhepat myslimanëve të vendit për të përfituar vlerën prej 160 mij euro! Nëse do të paguheshin
edhe rreth 5000 kurbanë siç paguhet mesatarish çdo vit, dhe, kur dihet se një e katërta e tyre
ndalet për nevoja të Medresesë, një e katërta e tyre mezi shpërndahet nëpër myftini për të
përfunduar kryesisht nëpër shtëpitë e operativës dhe të familjarëve të tyre, atëherë, është më se e
qartë se, edhe dy të katërtat do të përfundojnë në viset afrikane ku kurbani nuk kushton më
shumë se 80 euro! Është krejt çështje tjetër se sa pritet kurbani? Dyshimet gjithnjë e më të mëdha
po bijnë mbi institucionin e BFI-së, mbi sinqeritetin e saj në raport me therrjen e kurbanëve. BFI-
ja ka vendosur që për ço farz islam të vë taksa të papërballueshme për myslimanët e vendit!
Taksat e dhunshme kanë të vetmin funksion – t’i detyrojnë njerëzit të heqin dorë nga identiteti
kombëtar dhe ai fetar!
Dikush duhet ta vëzhgojë dhe ta parandalojë, madje edhe ta sanksionojë tërë këtë manipulim në
emër të fesë. Në emër të fesë po fitohet jashtëzakonisht shum, në emër të fesë “të devotshmit” po
ecin me makina lluksoze, kanë bërë shtëpia lluksoze me oborre të paimagjinueshme, në emër të
fesë po shtrohen darka e dreka të majme, ndërkohë që fenë na e kanë lënë në duart e
matrapazëve.