Lionel Messi ka nënshkruar me skuadrën amerikane, Inter Miami – duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij
Fituesi i Botërorit luajti ndeshjen e tij të fundit për Paris Saint-Germain në fillim të këtij muaji dhe dukej që ai do të kthehej të luante për Barcelonën apo për skuadrën saudite Al Hilal.
Por, Messi e ka pranuar sot se ai do të luajë për Inter Miamin sezonin e ri.
“Do t’i bashkohem Inter Miamit. Ky vendim është konfirmuar 100 për qind”, ka thënë në një intervistë Messi.
“Nëse do të ishte çështje parash, do të shkoja në Arabi apo diku tjetër. Me dukeshin shumë para për mua”, tha ai për MD.
“E kam mbështetur Barçën gjatë këtij viti, jam një tifozë i tyre. Kam folur shumë me Xavin, ne kemi biseduar dhe kemi pasur mesazhe të shpeshta vazhdimisht”, ka thënë tutje Messi.
“Dëshiroja më të vërtetë që të kthehesha në Barça, e kisha këtë ëndërr. Por, pas asaj që ndodhi dy vite me parë, nuk dëshiroja që të jem në të njëjtën situatë përsëri, duke lënë të ardhmen time në duart e dikujt tjetër…”.
“Dëshiroj t’i marrë vet vendimet, duke menduar për veten dhe për familjen time”, ka thënë ndër të tjera Messi.
Inter Miami announcement. ✅🇺🇸🇦🇷 pic.twitter.com/sTB1jbbh0p
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 7, 2023