Sot, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin për vizitë disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi i Deputetëve të Miqësisë Parlamentare Maqedoni e Veriut-Kosovë, të prirë nga kryetarja e këtij grupi, Ganimete Musliu.
Ata u pritën nga deputetët e këtij grupi të miqësisë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili udhëhiqet nga kryetari i Alternativës, njëherazi deputet, Afrim Gashi.
Me këtë rast, kryetari Gashi, duke u uruar mirëseardhje, ka folur për marrëdhëniet e mira të ndërsjella të dy vendeve, dy popujve dhe dy kuvendeve përkatëse.
Temë e këtij takimi ka qenë kërkimi i më shumë fushave të bashkëpunimit në planin parlamentar, por edhe në sferat e tjera të ndërveprimit për interesa të përbashkëta të të dyja vendeve që projektojnë aspirata të njëjta integruese drejt Bashkimit Europian dhe bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Thellimi i bashkëpunimit Maqedoni e Veriut-Kosovës është në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë, por edhe të europianizimit të rajonit, në përgjithësi.”, ka theksuar me këtë rast kryetari Gashi.
Deputetët e Kosovës kanë shprehur falënderim për mikpritjen dhe janë shprehur me nota optimiste për fuqizimin e bashkëpunimit mes të dyja shteteve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sveçla, Kurti e Osmani heshtin për vdekjen e 27-vjeçarit dhe arrestimin e pesë policëve për “vrasje nga pakujdesia”
- Policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit rrezikojnë paraburgimin
- UNESCO kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik
- LSDM: Inflacioni po rritet, jeta po shtrenjtohet, ndërsa Mickoski shet gënjeshtra ekonomike
- Një 27-vjeçar i vdekur, pesë policë të ndaluar për “vrasje nga pakujdesia” – çka dihet për rastin në Lipjan
- Alarmante: Shqiptarët sistematikisht po përjashtohen nga institucionet, në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 26 të punësuar, rezultati është 25:1
- Kumanovë, policia kap 92 të mitur pas mesnate duke konsumuar alkool dhe drogë
- LAMM: Është ndërprerë trafiku në një drejtim në rrugën për në Bllacë
- Inflacioni në muajin mars është ulur në nivel mujor, ndërsa është rritur në nivel vjetor në Maqedoni
- Eurodeputeti danez: Maqedonia e Veriut duhet t’i dëgjojë kërkesat e Bullgarisë nëse dëshiron vazhdimin e procesit drejt BE-së