Bayern Munich në gjurmët e talentit të Barcelonës

Para nënshkrimit me Barcelonën verën e kaluar, Raphinha ishte në axhendën e Bayern Munich, por ai nënshkrim nuk u realizua.

Interesimi i klubit gjerman për të firmosur me brazilianin tashmë ka rilindur falë trajnerit aktual, Thomas Tuchel, ku sipasi “Sky”, gjermani është një fans i madh i sulmuesit brazilian.

Për momentin, Bayern nuk ka paraqitur një ofertë për 26-vjeçarin i cili ka një kontratë deri në vitij 2027 me katalanasit. Drejtuesit e rinj të klubit bavarez duan të riarmatosen për të luftuar për Champions League dhe të mos përjetojnë një Bundesligë si ajo e fundit.

Në Gjermani raportojnë se në javët e ardhshme Bayern Munich pritet të bëjë një lëvizje konkrete për Raphinha.