“The Economist” për tensionet në Kosovë: Si do e shfytëzonte situatën Rusia nëse KFOR-i do vriste qytetarë serbë
Gazeta prestigjoze britanike, “The Economist” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku prej 9 ditësh, situata në Veri është e tensionuar, pasi serbët në katër komuna, kanë kundërshtuar hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë.
Në artikull thuhet se tensionet arritën kulmin më 29 maj, ku serbët u përleshën me trupat e KFOR-t dhe pati rreth 80 të plagosur. Kjo shkaktoi “alarm” në Evropë dhe Uashingtonin zyrtar.
Sipas gazetës britanike, katastrofa u shmang, por nëse KFOR-i do të vriste ndonjë nga qytetarët serbë, Rusia dhe shtetet aleate të saj do përpiqeshin ta shfrytëzonin këtë situatë.
Kremlini do të akuzonte KFOR-in për vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur, duke përshkallëzuar edhe më gjerë tensionet në Ballkan.
“Dhuna në Kosovë mund të përshakllëzohet shpejt”, shkruhet ndër të tjera në artikull./abcnews.al