09:54 – Osmani pret në takim Escobarin dhe Lajçakun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Të hënën mbrëma, të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në veri, njofton Klan Kosova.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.
Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
09:19 – Lajçaku ripërsërit kërkesat që ia bëri mbrëmë Kurtit
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
07:23 – Escobari dhe Lajçaku sot takojnë Osmanin dhe tre krerët e partive opozitare
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga dje janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Takimin e parë ata e zhvilluan në mbrëmjen e së hënës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Sot, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45. Kështu e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga zyra për media e presidentes.
Pos me Osmanin, siç merr vesh klankosova.tv dy emisarët do të takohen edhe me krerët e partive opozitare.
Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv.