Biden i uron suksese Ukrainës në kundërsulm

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka uruar “fat” Ukrainës në kundërofensivën e ardhshme kundër forcave ruse.

Presidenti amerikan mirëpriti kryeministren daneze Mette Frederiksen në Zyrën Ovale, ku dhe u pyet nga gazetarët se çfarë shanse për sukses ka kundërsulmi i planifikuar i Ukrainës.

Biden “u përgjigj” pa folur, thjesht ngriti dorën dhe kryqëzoi gishtat.
Më herët gjatë ditës së sotme, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, njoftoi se vendi i saj kishte nisur një “operacion mbrojtës” që “përfshin veprime kundërofensive”, pa specifikuar nëse ishte kundërofensiva kryesore që Kievi kishte shpallur prej muajsh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo