Spalletti e mbyll me Napolin: I vështirë largimi nga ky ekip. E ardhmja? Një kombëtare do të ishte stimuluese
Spalletti ka luajtur ditën e djeshme ndeshjen e fundit si trajner i Napolit. Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku italian ka folur edhe rreth të ardhmes së tij që do të preferonte.
“Më shumë nga se kemi bërë, nuk mund të kishim bërë. Vështirësia më e madhe është largimi nga një ekip kaq i fortë, por sot fola me djemtë si prind. E ardhmja? Stërvitja e një ekipi kombëtar do të ishte stimuluese dhe gjithashtu komode.
Nga pikëpamja profesionale, kjo ju lejon të bëni një pushim herë pas here, të dilni, të ktheheni në punë, të bëni fjalime dhe të stërvitni shkëlqyeshëm. Sigurisht që do të ishte një zgjidhje e mirë. Në çdo rast, një ekip kombëtar apo një ekip klubi, e di që do të më japin gjithmonë të njëjtat emocione”, është shprehur Spalletti pas ndeshjes Napoli-Sampdoria.