Komandanti i KFOR’it Gjeneral Majori Angelo Ristuccia i ka përshëndetur në Aeroportin e Prishtinës 15 ushtarët italianë që u lënduan gjatë sulmit të protestuesve serbë ndaj kordonit të KFOR’it në Zveçan.
“Komandanti i misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, përshëndeti në aeroportin e Prishtinës 15 ushtarë italianë të plagosur gjatë demonstratave të javës së kaluar para nisjes së tyre për në Itali dhe i falënderoi për punën e tyre të shkëlqyer” thuhet në njoftimin e KFOR’it.
Më 29 maj, situata ishte përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.
Për pasojë ishin lënduar 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.
Për shkak të situatës NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë.