Real Madridi e ka mbyllur me barazim sezonin 2022/23 në La Liga.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ndau pikët me Athletic Bilbaon.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 1:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Oihan Sancet, në minutën e 49-të, teksa shifrat u barazuan nga Karim Benzema, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 72-të.
Vlen të theksohet se francezi shënoi në ndeshjen e tij lamtumirëse me “Los Blancos”.
Real Madridi e mbylli sezonin si nënkampion me 78 pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Athletic Bilbao nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, pasi përfundoi si i teti me 51 pikë.