Julian Nagelsmann po konsiderohet si një kandidat serioz për pozitën e trajnerit te Paris Saint-Germaini.
Trajneri gjerman u shkarkua nga Bayern Munichi në fund të marsit dhe aktualisht është i lirë, në pritje për të nisur një aventurë të re
“FootMercato” ka raportuar se mes krerëve të PSG-së dhe Nagelsmannit tashmë janë zhvilluar bisedat e para.
Drejtuesit nga Katari gjithashtu thuhet se po synojnë që të marrin edhe Thierry Henryn si ndihmës-trajner.
Nagelsmann ka pasur tashmë diskutime me Henryn dhe legjenda franceze thuhet se dëshiron që t’i bashkohet te PSG-ja.
Ky takim mes tyre forcon edhe më shumë interesimin e klubit parisien për Nagelsmann, i cili aktualisht shihet si prioriteti i tyre kryesor për pozitën e trajnerit, nga e cila do të shkarkohet Christoph Galtier.
Kampionët e Francës thuhet se tani po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje shpejt me Nagelasmann, i cili gjithashtu është i hapur për këtë mundësi.