Kompletohet Superliga për sezonin e ri, këto janë 10 skuadrat që do të garojnë në elitë
Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.
Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit.
Të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit triumfuan 3:0 në penallti, pasi 120 minutat e kësaj sfide nuk prodhuan fitues – duke u mbyllur baras dhe pa gola.
Kësisoj, tashmë dihen edhe dhjetë skuadrat që do të garojnë në Superligë sezonin e ardhshëm, i cili do të nisë në muajin gusht.
Përveç Lirisë, nga Liga e Parë në Superligën siguruan inkuadrimin edhe Fushë Kosova, si kampione e Grupit B, dhe Feronikeli ’74, si kampion i Grupit A.
Pra, pjesë e elitës së futbollist kosovar do të jenë: Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Prishtina, Malisheva, Llapi, Fushë Kosova, Feronikeli 74’ dhe Liria.