Gazetari i njohur Bledi Mane ka bërë një deklaratë të paritur për një nga ish-banoret e BBV, Jori Dellin.
I ftuar në “Në Trotuar”, Bledi Mane e konsideroi modelen bukuroshe si “sabioseksuale”, term që përdoret kur dikush tërhiqet seksualisht nga njerëzit inteligjentë.
Në dallim nga njerëzit e tjerë që thjesht u pëlqejnë njerëzit inteligjentë, sapioseksualët tërhiqen fizikisht nga inteligjenca. Madje, refuzojnë të dalin me njerëz që s’i konsiderojnë “të zgjuar.”
Por jo vetëm kaq, Bledi Mane tha se Jori e njohu në shtëpinë e “Big Brother VIP” në një ditë me shi.
“E njoha në një ditë me shi, atë ditë nuk dilte njeri me brekë. Jori ka një të keqe që e kontrollon mami kudo, edhe në rrjetet sociale”, tha gazetari.
Ndërkohë të ftuarit e tjerë iu kthyen Bledit duke i thënë se “Jori është shumë e bukur dhe shumë duan të jenë si ajo”.