Manchester City ka triumfuar në derbin ndaj Manchester United, në finalen e FA Cup dhe ka fituar trofeun e dytë sezonal, teksa synimi tashmë është finalja e Stambollit në Champions League.
Sulmuesi anglez, Jack Grealish u bë protagonist me një penallti naive të shkaktuar në pjesën e parë, pas të cilës erdhi edhe barazimi i përkohshëm, megjithatë pas ndeshjes futbollisti nuk ngurron të falënderojë shokun e skuadrës, Gundogan, që shënoi të dy golat për ‘citizens’.
“Jam shumë i lumtur që Gundogan shënoi dy herë dhe na dha fitoren, pasi kështu do të mendoj më pak për atë gabim në rastin e penalltisë. Jemi shumë tëlumtur për këtë trofe,. Tani do të pushojmë dhe do të rikthehemi të hënën për të përgatitur një tjetër finale, atë të Stambollit. Duam të fitojmë tripletën dhe të gjithë jemi të bindur që mund t’ia dalim”, deklaroi Grealish.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester City-t dhe Interit do të luhet mbrëmjen e 10 qershorit në Stamboll.