Çifti perfekt? Ledri Vula tregon “torturat”: E zgjoj Sarën në katër të mëngjesit

Këngëtari i njohur Ledri Vula ka treguar se mbështetësja e tij më e madhe është partnerja e tij.

I ftuar në “Më Lër të Flas”, Ledri tha se ka nevojë që në orën 4 të mëngjesit të marrë një mendim nga Sara për krijimin e tij, pasi është mendimi më i rëndësishëm për gjithë ecurinë e atij krijimi.

“Më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo?’”, tregon Ledri, ndërsa tha se edhe ai e ndihmon duke e fotografuar.
I pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i quajnë si çifti perfekt, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por tregon që ata kuptohen shumë mirë për njëri tjetrin.

Gjithashtu, në promovimin e albumit të tij, në një moment gjatë performancës, Ledri mori Sarën në skenë, duke ia kushtuar asaj këngën.

“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”, shprehet Ledri.